Prokurori Drini Pali dhe avokatja Antoneta Sevdari në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Prokurori Drini Pali konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Drini Pali. Kryesuesja e trupës së KPK, Etleda Çiftja sqaroi se vendimi për konfirmimin e Palit është marrë me shumicë votash.

Gjatë seancës dëgjimore të premten më 14 janar, prokurori Pali dha shpjegime për dy apartamente që  bashkëshortja ka marrë nga prindërit e saj, pasuri për të cilat përfituesja kishte nënshkruar më prë kontratë shitblerje me të atin për vlerën totale 6.6 milionë lekë. Po ashtu, Pali dha shpjegime edhe për katër denoncime dhe një informacion konfidencial që KPK kishte marrë po për kriterin profesional.

Prokurori këmbënguli se dy apartamentet, për të cilat mes bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj ishin nënshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata. Ai kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat në hetim vinin nga kompleksiteti i çështjeve dhe ngarkesa në punë.

Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *