Skeda e pasurisë së deklaruar –Altin Dumani –kandidat për SPAK
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Altin Dumani –kandidat për SPAK

Kreu i Apelit për Krime të Rënda, Altin Dumani do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda është renditur i pari nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ai do të përballet të martën më 30 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nga një trupa gjyqësore e përbërë nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Altin Dumani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 1999, ndërsa në vitin 2000 është emëruar drejtues i Prokurorisë së Tropojës. Në vitin 2004, Dumani u zgjodh prokuror i Krimeve të Rënda, ndërsa në vitin 2007 u transferua te Prokuroria e Tiranës në pozicionin e zv.drejtuesit.

Në vitin 2010, Altin Dumani u promovua në Prokurorinë e Apelit të Tiranës dhe prej fillimit të vitit 2019 është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda. Dumani është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie dhe si ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Altin Dumani nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Altin Dumani për vitet 2004-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Altin Dumani zotëronte pasuri me vlerë 895 mijë lekë në vitin 2004, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 18.9 milionë lekëve, me një rritje mesatare vjetore prej gati 1.3 milionë lekësh.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor të aseteve me vlerë të deklaruar prej 15.6 milionë lekësh; prokurori zotëron familjarisht dy apartamente dhe një zyrë. Ai deklaron gjithashtu automjete me vlerë 1.5 milionë lekë, likujditete në bankë prej 941 mijë lekësh dhe kursime në cash prej 856 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 39.4 milionë lekë. Rreth 50% e të ardhurave burojnë nga paga për shkak të funksionit, ndërsa paga e bashkëshortes zë 28%. Rreth  20% e të ardhurave familjare ose 7.9 milionë lekë kanë si burim qiratë nga pronat e patundshme, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia luhaten në rreth 1% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, njëra prej tyre rezulton me diferenca negative.

Më konkretisht në vitin 2006, shtesa e pasurisë së deklaruar nga prokurori Altin Dumani nuk justifikohet nga burimet e deklaruara në vlerën e 161 mijë lekëve, pa llogaritur në këtë analizë  shpenzimet vjetore të konsumit familjar.

Më 2006, Dumani deklaron se ka porositur një apartament me vlerë 50 mijë euro dhe ka paguar një këst prej 9 mijë eurosh në momentin e nënshkrimit të kontratës si dhe 2 950 000 lekë të disbursuara nga një kredi e butë bankare. Pjesa tjetër e kredisë së butë prej 2 milionë lekësh deklarohet t’i jetë paguar kompanisë së ndërtimit në vitet pasardhëse.

Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *