
Elina Kombi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo ka punuar fillimisht si prokurore në Prokurorinë e Pogradecit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga prokurorja Elina Kombi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurorja Elina Kombi deklaronte pasuri me vlerë 600 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e saj familjare kap vlerën e 13.5 milionë lekëve.
Prokurorja Kombi deklaron 8.2 milionë lekë të dhëna për investime, 2.7 milionë lekë likujditete bankare, 2 milionë lekë pasuri të patundshme si dhe automjet me vlerë 593 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 33.5 milionë lekë, nga të cilat gati 53% kanë si burim pagën nga funksioni i prokurores dhe 36% nga paga e bashkëshortit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave të pasurisë nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” depozitat bankare me burim të deklaruar prindërit emigrantë, të cilat jepen më pas për të kryer investime në pronën e trashëguar.
Më konkretisht, subjekti Elina Kombi në vitin 2004 deklaron depozitë bankare në vlerën 41,417 dollarë si dhe në kategorinë e detyrimeve vlerën 20,000 dollarë, që sipas deklarimit u përkasin prindërve emigrantë në Greqi. Shuma totale e këtyre depozitave prej 62,900 USD tërhiqet nga banka në vitin 2011, me përshkrimin “dhënë për të kryer investime në pronën e tij të tashëguar nga i ati”. Gjithashtu gjatë vitit 2010 bëhet deklarim i njëjtë për shumën 1,436,000 lekë.
Në vitin 2009 deklarohet shtesë 1,400,000 lekë në sipërfaqen e banimit, ende në proces legalizimi.
Në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit deklaron shtesë pasurie të paluajtshme me sipërfaqe 13,280 m2 kaluar në pronësi pas çeljes së dëshmisë testamentare, brenda së cilës gjendet pasuria me nr. 320/5 në truallin 220 m2 dhe ndërtesë 124 m2.
Deklarata e pasurisë së vitit 2003
Deklarata e pasurisë së vitit 2004
Deklarata e pasurisë së vitit 2005
Deklarata e pasurisë së vitit 2006
Deklarata e pasurisë së vitit 2007
Deklarata e pasurisë së vitit 2008
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al