Skeda e pasurisë së deklaruar –Marsela Dervishi –Gjykata e Fierit
Korrupsioni KPK Skeda Vendi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Marsela Dervishi –Gjykata e Fierit

Kandidatja për gjyqtare Apeli,  Marsela Dervishi  do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018.Gjyqtarja Marsela Dervishi e Gjykatës së Fierit do të përballet të martën më 23 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për të përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Marsela Dervishi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2012 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Aktualisht, Dervishi është kandidate për t’u promovuar në Apel pas shpalljes së vendeve vakante nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Marsela Dervishi nga viti 2012 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Marsela Dervishi për vitet 2012-2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2012, gjyqtarja Marsela Dervishi deklaronte pasuri me vlerë 442 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare kap vlerën e 3.1 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht një automjet me vlerë 400 mijë lekë, kursime në cash prej 1.7 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej 1 milion lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 5.3 milionë lekë, nga të cilat 91% burojnë nga paga e Znj. Dervishi si gjyqtare dhe 2% nga paga e bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 7 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhuratat në cash të përfituara nga prindërit.

Kështu në vitin 2013, gjyqtarja Marsela Dervishi deklaron një depozitë bankare prej 872 mijë lekësh, me burim nga mbyllja e një depozite të mëparshme në emër të familjarëve të saj. Ndërsa në vitin 2015, bashkëshorti i subjektit deklaron likujditete në cash prej 1.3 milionë lekësh, të dhuruara nga prindërit e tij si rezultat i marrjes së pensionit të pleqërisë për periudhën 2009-2015.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *