Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Sharra – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Sharra – Prokuroria e Durrësit

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Arben Sharra do të përballet të hënën më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo.

Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në vitin 2004 dhe e kreu detyrën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës dhe më pas në atë të Dibrës. Sharra e ushtron funksionin e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës prej vitit 2010.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Arben Sharra nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.  [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Durrësit, Arben Sharra,

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Arben Sharra deklaronte pasuri me vlerë rreth 267 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2016, pasuria e tij familjare kap vlerën e 17.8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.2 milionë lekë, kursime në cash prej 2.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 680 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 30.5 milionë lekëve, nga të cilat gati 39% kanë si burim pagën e subjektit nga funksioni i prokurorit, 23% nga pagat e familjarëve, 23% nga shitja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe 14% deklarohen si të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” të ardhurat e deklaruara nga shfrytëzimi i tokës bujqësore si dhe dhurimet apo huatë nga babai.

Prej vitit 2005, subjekti Arben Sharra deklaron të ardhura nga shfrytëzimi i tokës bujqësore në emër të babait në Shëngjin, por nuk ka të dhëna se si është përfituar kjo tokë dhe sa janë shpenzimet gjatë vitit.

Në vitin 2013, subjekti deklaron blerjen e një garazhi me vlerë 11,000 euro, me burim kursimet familjare si dhe një hua prej 4000 eurosh nga babai.

Ndërsa në vitin 2015, subjekti deklaron një shtëpi banimi në Kamëz të dhuruar nga babai në vitin 1997, por të regjistruar në hipotekë në vitin 2015.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *