Prokurori Olger Eminaj pas vendimit të konfirmimit në detyrë. Foto:Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Olger Eminaj konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 31 mars 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Korçës, Olger Eminaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etelda Çiftjan, që vendosi gjithashtu të transferojë për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë tre çështje penale të hetuara nga Olger Eminaj.

Gjatë seancës dëgjimore më 28 mars, Eminaj u pyet dhe dha shpjegime më së shumti lidhur me konstatimet në disa çështje ku vijimi i hetimeve tej afateve ligjore kishin sjellë humbjen e fuqisë së paraburgimit prej nga të proceduarit kishin përfituar masë sigurie më të lehtë, atë të “arrestit në shtëpi”, si dhe në një rast u ngritën dyshime se kjo mund të ishte kryer për të favorizuar të hetuarit. Eminaj u shfajësua me ngarkesën e lartë në punë dhe kompleksitetin e çështjeve. Ndërkohë, KPK nuk konstatoi probleme për pasurinë dhe figurën.

Olger Eminaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe punon prej më shumë se një dekade si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *