Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]
Tag: Durrës
Lufta e çmendur për pronësinë e ‘ Folie Marine ’
Nga fillimi i shtatorit, zyra e kadastrës në Vlorë regjistroi një seri të pazakontë largimesh nga puna të drejtuesve të saj. Brenda pak muajsh, katër drejtues të këtij institucion dhanë dorëheqjen me pretendimin se vendimi i tyre bazohej në arsye personale dhe familjare. Megjithatë, të dhënat dhe dokumentet e mbledhura nga BIRN tregojnë se ndryshe […]
Gjyqtarët e Apelit Durrës ‘bujtën’ në shtëpinë e eksponentit të Kamorrës
Në mbrojtjen e bërë përpara Gjykatës për Krime të Rënda, gjyqtari i Apelit Durrës, Petraq Dhimitri deklaroi se gjatë një vizite në Itali në tetor 2014, ai kishte qëndruar në shtëpinë e një shtetasi italian të quajtur Ferdinando Muollo së bashku me kolegun e tij, Kliton Spahiu. “Unë, kolegu im Kliton Spahiu dhe miku ynë […]
Adriatik Llalla punëson lobistë në SHBA për të shpëtuar nga ‘lista e zezë’
Michael Gibaldi është një jurist i diplomuar ‘suma cum laude’ nga Universiteti Pensilvanisë dhe i Harvardit dhe specializohet me fokus në çështje penale, administrative si dhe gjyqet tregtare komplekse. Shefi i tij, Michael Tremonte është ish-prokuror dhe avokat me eksperiencë – partner dhe themelues i studios ligjore ‘Sher Tremonte LLP’. Me zyra në ‘Broad Street’ […]
Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave
Në katin e tretë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, zyrat e prokurorëve që drejtojnë hetimet e dosjeve 339 dhe 339/1 janë të mbushura dëng me dokumente. Fletët e fashikujve gjenden të shpërndara mbi tavolina dhe dysheme, ndërkohë që një seri kutish kartoni të mbushura me CD presin radhën për t’u zbardhur. Mbi njërën prej […]





