Gjyqtarja Etleva Deda në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të gjyqtares Etleva Deda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Etleva Deda. Çështja në Kolegj u shqyrtua nga një trupë e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë. […]