Gjyqtarja Etleva Deda në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të gjyqtares Etleva Deda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të enjten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Etleva Deda.

Çështja në Kolegj u shqyrtua nga një trupë e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë. Sipas vendimit të shkurtuar të lexuar në seancë shumica në Kolegj, nuk i gjeti të bazuara pretendimet e Komisionerit Publik dhe vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit.

Gjyqtarja Etleva Deda u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 12 qershor 2020, pasi trupa e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo) me anëtare Valbona Sanxhaktarin dhe Roland Ilia, vendosi se ajo arriti nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. Por Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ushtroi ankim duke e cilësuar vendimin e Komisionit të cenueshëm në tërësinë e tij.

Në seancën e vetme të zhvilluar në Kolegj në fillim të korrikut Deda kërkoi lënien në fuqi të vendimit. Ndërkohë Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin e gjyqtares për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë.

Shumica në Kolegj pranoi argumentet e gjyqtares dhe njoftoi se vendimi i KPK duhej të lihej në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *