Kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula pas seancës së zhvilluar të premten në KPK.
KPA Lajme Veting

Kolegji gjen shkelje procedurale në vendimin e KPK-së për gjyqtaren Entela Shedula

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se pas shqyrtimit në dhomë këshillimi, vendosi të kalojë për për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen ndaj gjyqtares së Gjykatës së Kavajës Entela Shedula.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtarë Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, gjeti se procesi i ndjekur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që vendosi në qershor 2020 të shkarkojë gjyqtaren Shedula ishte kryer në shkelje procedurale. KPA njoftoi seancën publike pë korrigjimin e shkeljeve.

Shedula u shkarkua nga një trupë e KPK përbëhej nga Xhensila Pine si kryetare, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Procesi filloi në Janar 2020, por u shty fillimisht pas rihapjes së hetimeve dhe më pas për shkak të pandemisë.  Shedula u shkarkua për shkak të bilanceve negative sa i përket ndërtimit të një shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *