Suljeman Kurti nuk e bindi dot Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se për ndërtimin e shtëpisë në Librazhd kishte përdorur 14 mijë tulla dhe gëlqere që i kishte prodhuar vetë në mënyrë artizanale. Nga analiza financiare rezultoi se ai nuk kishte patur mundësi financiare edhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Tag: Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan
Probleme në të trija kriteret për kryegjyqtarin e Elbasanit Sulejman Kurti
Prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar rënduan mbi kryetarin e Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u përball me procesin e vetingut të hënën.