Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj, është ndarë në vendimarrje lidhur me statusin e tij si subjekt rivlerësimi, por edhe për kriteret e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, nuk janë gjetur probleme penalizuese në kriterin e pastërtisë së figurës. Shumica e […]
Tag: Gjyqtare
KPA la në fuqi parimin e proporcionalitetit në çështjen e Marinela Osmanit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Marinela Osmani (Nuni) bazuar në parimet e proporcionalitetit dhe objektivitetit, ndonëse bashkëshorti i saj, Gentjan Osmani, ishte penalizuar më parë për të njëjtat gjetje. Për gjyqtaren Marinela Osmani, si në Komision ashtu edhe […]
Marjana Velçani u penalizua nga deklarimet dhe provat e veta
Deklarimet e ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Durrësit, Marjana Velçani lidhur me burimet e krijimit të një apartamenti, si dhe dokumentet e dorëzuara prej saj e penalizuan gjatë procesit të vetingut me shkarkim, megjithëse nga analiza financiare e kryer në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, dhe në Komision ka rezultuar se ka pasur gjendje […]
KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 14 prill 2022 që të rikthejë në detyrë gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, duke e rrëzuar si të padrejtë dhe të pabazuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi atë nga detyra për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Konfirmimi u vendos me shumicë […]
Dhurata Haveri dështoi të përmbyste në KPA balancën negative për pasuritë
Ish-gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri arriti të bindë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për një pjesë të burimeve financiare që kishin shërbyer për krijimin e dy pasurive, por nuk arriti të përmbysë gjithë balancën negative, ç’ka solli largimin e saj përfundimtar nga sistemi i drejtësisë. Në vendimin e arsyetuar të KPA-së […]
Gjyqtari Arjan Aliaj largohet me dorëheqje nga drejtësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 korrik të ndërpresë vetingun ndaj gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i riemërimit të tij në sistemin e drejtësisë në pozicione që kërkojnë statusin e magjistratit, për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e arsyetuar […]






