Skeda e pasurisë së deklaruar – Avni Sejdi – Gjykata Administrative Tiranë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Avni Sejdi – Gjykata Administrative Tiranë

Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë do të përballet të hënën më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo. Avni Sejdi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë […]

Rezarta Balliu (Vigani) pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

KPA i gjen të drejta konkluzionet e KPK për shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 25 shtator 2023 të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu, pasi i gjeti të drejta thuajse të gjitha konkluzionet e Komisionit për bilancet negative në krijimin e pasurive, për veprime fiktive e deklarim të rremë. KPK e shpalli shkarkimin nga detyra […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Nertila Kape – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Nertila Kape – Gjykata e Tiranës

Gjyqtarja e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Nertila Kape do të përballet të premten më 12 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici. Nertila Kape përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një […]

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Herila Çela në KPK | FotoL LSA
Analiza KPK

KPK: Gjyqtarja Herila Çela bëri deklarim të pamjaftueshëm dhe cënoi besimin e publikut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela, pasi u konkludua se gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë së […]

Gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço në KPK. Foto: LSA.
Analiza KPK

Dy qëndrimet e ndryshme të KPK për gjyqtaren Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muço, pasi shumica e trupës e përbërë nga relatori Roland Ilia dhe anëtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivlerësimi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u […]

Trupa e KPK gjatë shqyrtimit të kërkesës së ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir  Karaj.
KP Lajme

Komisioneri ankimon mbylljen pa vendim të vetingut për Besnik Mahon

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të mërkurën më 27 dhjetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, pa një vendim përfundimtar. Sipas Ballhysës, vendimi i shumicës së trupës së Komisionit nuk gjen mbështetje në faktet dhe parashikimet ligjore të procesit të vetingut të […]