Me regji të gatshme nga filmat policeskë, resorti me mermer të bardhë u rrethua nga policë me kapuçë të zinj, ndërsa një zëdhënëse policie e shpalli atë pronën e parë të sekuestruar përmes një ligji special të qeverisë, që synonte goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri. Kompleksi luksoz i reklamuar për dasma fitoi reputacion […]
Tag: hetime
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”
Një skenar i pretenduar për një pronar gjerman të 3.4 milionë eurove të sekuestruara në Durrës dhe ambicieve të tij për të blerë toka në bregdet rrëzoi hetimet e kryera në Shqipëri, Belgjikë dhe Gjermani për rrjetin e dyshuar të pastrimit të parave përmes importit të makinave “Toyota Auris” –pa u verifikuar as nga Prokuroria […]
Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës
Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm […]
Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit
Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]
Autoritetet mbyllin sytë ndaj kërcënimit të gazetarëve nga krimi i organizuar
Një vit më parë, më 20 nëntor 2018, salla nr.1 e seancave në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda në Tiranë ishte e mbushur me gazetarë dhe të afërm të 11 pandehurve të akuzuar për sulmin e armatosur ndaj policisë në qershor 2015 në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, ku gjatë një operacioni antidrogë mbeti […]





