Komisionerët Publik njoftuan të mërkurën se kishin ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Sonjela Voskopi dhe të ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Apelit Administrativ, Ervin Aliu. Ankimi për Voskopin, i bërë nga komisioneri Florjan ballhysa i kërkon Kolegjit që të rishqyrtojë […]
Tag: Irena Nino
Konfirmimi i gjyqtares Vjollca Spahiu ankimohet në KPA
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të martën më 30 korrik vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Tiranës, Vjollca Spahiu më 26 qershor. Komisionerja Nino ndan qëndrim të ndryshëm nga Komisioni lidhur me vlerësimin e një dyqani me sipërfaqe 53 m2 të blerë për vlerën 63 mijë […]
Kolegji urdhëron KPK të kryejë vetingun e ish-këshilltarit Periand Teta
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 korrik prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK ndaj ish-këshilltarit ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta për përfundimin e rivlerësimit të tij pa vendimarrje përfundimtare dhe urdhëroi që të kryhet vetingu, kërkesë kjo e paraqitur dhe nga vetë subjekti i […]
Konfirmimi i gjyqtares Mirela Mishgjoni ankimohet në KPA
Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të mërkurën më 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, çmon se vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë […]
Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK
Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]
KPA njihet me qëndrimet e palëve në çështjen e ish-këshilltarit Periand Teta
Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi të martën më 25 qershor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA shkaqet e ngritura ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për deklarimin e përfundimit të procesit të vetingut ndaj ish-këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë, Periand Teta, pa një vendim përfundimtar. Ajo tha se u qëndron […]






