Prokurori Naim Tota dhe avokati i tij, Julian Mërtiri në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 30 nëntor me parashtrimet në çështjen për prokurorin e Tiranës, Naim Tota dhe pasi pranoi tre akte të dorëzuara nga ky i fundit, mbylli hetimin gjyqësor dhe ftoi palët të paraqesin konkluzionet përfundimtare pas një jave. Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi shkaqet e ankimit […]

Prokurori Bledar Maksuti pas shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: LSA
Analiza KPA Veting

KPA u nda në vlerësimin e prokurorit Bledar Maksuti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e përmbysi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti lidhur gjetjet në kriterin e pasurisë, duke e rikthyer atë në detyrë me votat e tre prej pesë anëtarëve të trupit gjykues. Shumica e përbërë nga kryesuesja Albana Shtylla, me relatore […]

Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA rrëzon ankimin e prokurores së shkarkuar, Belina Zeneli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten vendimin për mospranimin e ankimit të prokurores së Dibrës, Belina Zeneli, e shkarkuar nga detyra prej Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP më 31 janar 2022 për “mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit…”. Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi (djathtas)pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA çel hetimin gjyqësor të çështjes së gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten me parashtrimet e çështjes së gjyqtarit të Beratit, Pëllumb Zaimi dhe vendosi çeljen e hetimit gjyqësor, duke administruar si prova pjesën më të madhe të akteve të dorëzuara nga ky subjekt rivlerësimi. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi shkaqeve të ankimit të ngritura për etikën, […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një seance.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Allajbeu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Arben Allajbeu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku
Lajme

Gjykata rrëzon kërkesën e Ardian Hajdarit për një analizë të re financiare

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi të hënën më 13 nëntor një kërkesë të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari për riekspertim të provave të administruara në procesin penal në ngarkim të tij për fshehje të të ardhurave në kohën kur ushtronte profesionin […]