Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së të hënës. Foto: Edmond Hoxhaj.
Lajme

Prokurori Rifat Kojku heq dorë nga statusi i magjistratit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP vendosi të hënën më 10 korrik të deklarojë të përfunduar statusin e mabgjistratit për prokurorin e Dibrës, Rifat Kojku, pas kërkesës së këtij të fundit. Anëtarja e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në KLP, Eloida Goxhi kërkoi në fillim të seancës plenare të hënën që të futej në rendin […]

Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Apelit të Vlorës Enrik Haxhiraj. Një trupë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA mori prova të reja në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten, 6 korrik, parashtrimet të reja të palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Fillimisht Komisioneri Publik Florian Ballhysa tha se pasi […]

Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit

Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete. Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait […]

Ish-Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, gjatë një seance të Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nnga : LSA
Lajme

Strasburgu gjen shkelje në vetingun e ish-gjyqtarit Admir Thanza

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, ka gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë procesit të vetingut të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza si dhe i ka njohur atij një dëmshpërblim prej 3500 eurosh për kostot dhe shpenzimet. Megjithatë, Gjykata e […]