Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 3 korrik ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili dhe rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë. Vendimi për konfirmimin e Xhelilit u mor […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Mbyllja e vetingut për kreun e KLP-së ankimohet në Kolegj
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të premten më 30 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e vetingut pa një vendim përfundimtar dhe pa sanksion ndaj kreut aktual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla. Balla iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për shkak të ushtrimit të detyrës si ndihmës ligjor […]
Sokol Çomo zgjidhet kryetar i KPA-së
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten më 30 qershor zgjedhjen si kryetar të ri të këtij institucioni, gjyqtarin Sokol Çomo. Në njoftim shpjegohet se Çomo është zgjedhur në mënyrë unanime pas votimit të fshehtë që është zhvilluar në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. KPA sqaron se Çomo do […]
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Kryesuesja e trupës, Albana Shtylla lexoi në mënyrë të përmbledhur, konkluzionet e arritura nga shumica e Kolegjit që vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për Bejkon dhe […]
Komisioneri Publik ankimon në Kolegj konfirmimin e Ylli Pjetërnikajt
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të enjten më 22 qershor, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Ballhysa ngre disa shkaqe për pasurinë dhe profesionalizmin dhe kërkon shkarkimin e Pjetërnikës. Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua me votat e […]
KPA dëgjon konkluzionet në çështjen për prokurorin Bledar Bejko
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 22 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, kur Komisionerja Publike Irena Nino u qëndroi shkaqeve të ngritura për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa subjekti e cilësoi ankimin të dorëzuar jashtë […]





