Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 21 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Komisioneri kërkon hetime në Kolegj për statusin e Majlinda Andreas
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 20 qershor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet burg, […]
Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit. Por pasi një sërë veprimesh, përfshi tëheqja nga një padi që Balla kishte […]
KPA mbyll hetimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën më 19 qershor të administrojë si prova dokumentacionin e tre çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokuorit të Durrësit Bledar Bejko, pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, si dhe u mbyll hetimi gjyqësor. Prokurori Bledar Bejko u konfirmua në […]
Komisioneri Publik ankimon vendimin për prokurorin Urim Buci
Komisionerja Irena Nino i kërkoi të martën Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të shqyrtojë edhe një herë çështjen ndaj prokurorit të Dibrës Urim Buci dhe të vendosë shkarkimin e tij. Në ankimin e paraqitur dhe mbështetur kryesisht në qëndrimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Nino thotë se “subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm […]
KPA rishikon vendimin e KPK-së për ish-prokurorin Besnik Cengu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpallit të martën vendimin mbi ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino, mbi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimi për subjektin e rivlerësimit, Besnik Cengu. Procesi i vetingut kundër Cengut u ndërpre pa vendimin në mars 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas daljes në pension të parakohshëm […]






