Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se seanca dëgjimore do të mbahet në një datë të dytë, pasi një ditë më herët prokurorja e Fierit Violeta Shkurta kishte dërguar një e-mail dhe një raport mjekësor.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar –Violeta Shkurta– Prokuroria e Fierit
Drejtuesja e përkohshme e Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Shtyhet seanca për gjyqtarin Rexhep Karaj, njoftoi se ishte sëmurë
Seanca dëgjimore për Gjyqtarin e Matit, Rexhep Karaj u shty për shkak të njoftimit të tij se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për arsye shëndetësore. Për shkaqe të ngjashme u shty një ditë më parë shqyrtimi i procedimit disiplinor ndaj tij në KLGJ.
Lorenc Mërkuri u gjet me probleme në të tre kriteret
Shumica e trupit gjykues të Komisionit konstaton se prokurori i Sarandës Lorenc Mërkuri kreu deklarim të rremë për pasurinë dhe se është i papërshtatshëm për profesionalizmin. Kryesuesi i trupit gjykues, Lulzim Hamitaj në pakicë vlerëson se Mërkuri nuk ka kryer deklarim të rremë për një apartament për të cilin shumica konkludon se subjekti ndryshoi faktet, […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rexhep Karaj– Gjykata e Matit
Gjyqtari Rexhep Karaj i Gjykatës së Matit do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
KPK shkarkon gjyqtaren Eda Kaja
Komisioni njoftoi se kishte refuzuar kërkesën për hapje hetimi dhe përfunduar procesin vetëm në kriterin e pasurisë dhe marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares së Durrësit Eda Kaja.