Gjyqtarja Klorinda Çela e Gjykatës së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2016.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar –Ajola Prençi –Prokuroria e Kurbinit
Prokurorja Ajola Prençi e Prokurorisë së Kurbinit do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Kolegji çel hetimin gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, që e konsideroi hetimin e KPK-së si jo-shterues dhe pranoi një duzinë me prova të dorëzuara nga prokurorja Lindita Ziguri për kriterin e pasurisë.
KPK e shkarkoi prokuroren Daniela Sulaj për bilancin negativ në blerjen e një trualli
Prokurorja Daniela Sulaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për një bilanc negativ prej 1.9 milion lekësh për blerjen e një trualli në vitin 2013, ndërsa problemet e gjetura në kriterin e profesionalizmit nuk u cilësuan shkarkuese. Sulaj këmbënguli se kishte dhënë shpjegime sqaruese.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Manjola Bejleri
Komisioni vendosi me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri për problemet në kriterin e pasurisë.
KPK e gjeti gjyqtarin Ken Dhima me minus 60.5 milionë lekë dhe dy pasuri të fshehura
Analizat financiare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjetën gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Vlorë Ken Dhima me bilanc negativ në 12 vite, dy pasuri të fshehura dhe dy raste të dhuratave nga persona të cilët ai i kishte gjykuar ose i gjykoi në vijim. Dhima refuzoi sipas KPK të shpjegonte barrën e provës.