Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj kalon me sukses shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Vlorës, Atalanta Zeqiraj.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe të transferojë për inspektim një çështje të pushuar.
Gjyqtari Kreshnik Omari përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesa financiare të gjyqtarit të Tiranës, Kreshnik Omari për krijimin e një depozite 135 mijë mijë euro, me burime më së shumti të ardhurat nga puna si shofer kamioni në Itali, si dhe u ngritën dyshime për fshehje të pasurive në emër të prindërve.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Marku – Prokuroria e Vlorës
Prokurori Dritan Marku i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj jep shpjegime për apartamentet e babait
Gjyqtarja e Gjykatës së Vlorës, Atlanta Zeqiraj dha shpjegime të përmbledhura në KPK lidhur me dy apartamente të blera nga i ati ndërtues, që ajo i ka përdorur pa pagesë. Zeqiraj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.