Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 14 shtator 2022 pasi u konkludua i papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor në kuadër të cënimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë. […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Etleva Gjamo konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 8 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, Etleva Gjamo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore […]
Gjyqtari Arben Lera u dorëhoq afro tre vjet pasi filloi procesi vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 31 tetor 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Korçës, Arben Lera, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga detyra. Po ashtu, është vendosur edhe sanksioni që i ndalon Lerës të rikthehet në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Hetimi administrativ për gjyqtarin […]
Prokurori Ilir Turja shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 7 nëntor 2022 vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Turja. Në seancën dëgjimore me 3 nëntor, Turja u përball me barrë prove për mungesa të mëdha financiare në ndërtimin e një objekti trekatësh + papafingo + bodrum të regjistruar në emrin […]
Gjyqtarja Etleva Gjamo përballet me vetingun
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës u përball të premten më 4 nëntor 2022 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për konstatimet e Komisionit në kriterin pasuror, për të cilat u evidentuan deklarime të pasakta dhe mospërputhje. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, nuk u evidentuan në […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Etleva Gjamo –Gjykata Administrative Korçë
Gjyqtarja Etleva Gjamo e Gjykatës Administrative të Korçës do të përballet të premten më 4 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Brunilda Bekteshi. Etleva Gjami e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe […]