Foto e Andi Xhaçkës dhe Tawni Sutton e postuar nga Heather Sutton
Artikull kryesor ! Investigime

Investimi strategjik: Plazhi në Dhërmi u përfitua nga ‘kunata’ e ministres Xhaçka

Më 2 mars, Këshilli i Ministrave shpalli vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Dhërmi për një periudhë 30-vjeçare në favor të kompanisë ‘AGTCC Hotel Management’, pasi kjo e fundit mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili udhëhiqet nga kryeministri Edi Rama. Sipas të dhënave të publikuara […]

Foto nga matthew maaskant
Artikull kryesor Investigime Investigime Mjedisi

Gjuetia e paligjshme shënoi rekorde të reja gjatë pandemisë

Në zonën ligatinore pranë fshatit Rinia – 12 kilometra në veri të qytetit të Durrësit, gjuetarët shfaqen në muzg dhe fshihen në fushejëza të ndërtuara mbi cektinë. Fushejëzat janë platforma të kamufluara të thjeshta të ndërtuara mbi kolona druri, në të cilat gjuetarët fshihen dhe i bëjnë pritë shpendëve të egër. Ato përdoren gjatë ditës […]

Foto ilustruese
Artikull kryesor Investigime Investigime Në Fokus

Tregu i zi i shitjes së oksigjenit lulëzon mes pandemisë së COVID-19

Kur motra e Elvira Dushkut doli nga spitali pasi ishte kuruar për COVID-19 në fund të tetorit, ajo kishte ende insuficencë në frymëmarrje. Gruaja 68 vjeçare kujton se bëri e shqetësuar mbi një duzinë telefonatash “duke qarë dhe duke u lutur”,  derisa siguroi me qira për 9 mijë lekë në muaj një pajisje oksigjeni. “Ky […]

Gjyqtari Luan Daci
Artikull kryesor ! Faqja e pare Investigime Korrupsioni KPA

Falsifikimi i së shkuarës: Si dështuan institucionet në verifikimin e Luan Dacit

Tre vjet pas zgjedhjes si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjyqtari Luan Daci u pezullua nga detyra me vendim gjykate të mërkurën, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve gjatë aplikimit të tij për postin e lartë në sistemin e ri të drejtësisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK deklaroi […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Në Fokus

Lufta për ‘Duty Free’ u kthye në test lakmues për klimën e investimeve të huaja

Edhe pse nuk ka një kontratë qiraje që nga gushti i vitit 2019, kompania “Albania Duty Free Distribution”, ADFD – në pronësi të bashkëshortes së gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni vazhdon të ushtrojë aktivitetin si magazinë doganore në Rinas; megjithë kundërshtimin e koncesionarit të aeroportit dhe Ministrisë së Financave. ADFD, e cila prej […]

Ilustrim nga Jurgena Tahiri
Energjia Investigime Korrupsioni Në Fokus

‘Peshqeshi i KÇK’ mbi Lungomare u ndërtua me firmën e Edi Ramës

Ndërsa qytetarët e Vlorës ishin të mbyllur në shtëpi për shkak të kufizimit të qarkullimit, një ekskavator u shfaq në Lungomare dhe pasi shkuli një palmë, hapi një gropë të re ndërtimi mbi asfalt në mbrëmjet mes 20 dhe 25 prillit. Arnimi i Lungomares për llogari të një karburanti u prit me zemërim nga qytetarët […]