Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj
Artikull kryesor ! KP Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]

. Trupa e KPK me kryesuese Genta Tafa ( Bungo), anëtare Suela Zhegu dhe relator Roland Ilia në seancën ndaj Mimoza Margjekës. Foto: BIRN
KPK Lajme Veting

KPK ndëpret vetingun për ndihmësen ligjore Alma Tafani

Në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Alma Tafani ushtronte detyrën si ndihmëse ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, duke qenë pjesë e subjekteve të rivlerësimit kalimtafr për shkak të statusit të saj ex officio. Në qershor të vitit 2021 është shortuar trupa që do të kryente rivlerësimin e këtij subjekti, […]

Prokurori Erjon Shqarri pas shpalljes së vendimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Diskriminimi gjinor, ONM rekomandon pezullimin dhe riedukimin e prokurorit Erjon Shqarri

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erjon Shqarri. Rekomandimi që u publikua të mërkurën nga Komisioneri Publik, është fokusuar te problemet e gjetura në hetimin e një rasti përndjekjeje në vitin 2016. Rasti kishte të bënte […]

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka | Foto: LSA
Analiza Artikull kryesor !

PS-PD i rikthehen Reformës në Drejtësi, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve

Mazhoranca dhe opozita pritet të rikthejnë për diskutim rishikimin e Reformës në Drejtësi pasi grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka gati një paketë propozimesh që prekin ligjet që organizojnë sistemin e drejtësisë. Grupi i punës i përbërë nga deputetë anëtarë të komisionit të Ligjeve nga Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e ndërpreu […]

Majlinda Tosku | Foto: Ldmond Hoxhaj
Analiza

KPK e shkarkoi ndihmësen ligjore Majlinda Tosku për cenim të besimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 13 shkurt me shumicë votash, të shkarkojë nga detyra ndihmësen ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Majlinda Tosku, duke konkluduar se ajo kishte cënuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e saj në marrjen dhe shlyerjen e disa kredive para fillimit të detyrës, […]

Gjyqtari Bezart Kaçkini pas seancës dëgjimore. Foto: LSA.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Bezart Kaçkini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 11 mars vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Bezart Kaçkini. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Roland Ilian dhe anëtare Suela Zhegun.   Gjatë […]