Sipas SPAK, grupi vepronte si një strukturë e vetme, duke përdorur të njëjtin sistem kompjuterik, duke ndarë burimet financiare dhe duke qarkulluar stafin mes subjekteve, në funksion të një skeme kriminale që synonte pasurimin e paligjshëm në kurriz të qytetarëve në vështirësi ekonomike. Të pandehurit akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe […]
Tag: Micro Credit Albania
Zvarritje dhe zhvatje: Si u zgjerua skandali i mikrokredive pas kallëzimeve në Prokurori
Një ditë para vdekjes së tij tragjike, Pal Trashaj besonte ende te drejtësia. Pas denoncimeve të shpeshta publike dhe zyrtare për një skemë mashtrimi me mikrokreditë, 63- vjeçari nga Lezha kapërceu më 2 korrik portën e Prokurorisë së Posaçme në Tiranë në kërkim të një takimi me një oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ai […]
Urdhërarreste për agjentët e mikrokreditit, akuzohen për vjedhje
Nëntë persona u vendosën në masë sigurie arrest me burg apo arrest shtëpie të enjten nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtëshme […]
Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK
Në vitin 2016, Kristo Puleshi nuk e mori seriozisht kërkesën e zyrës Albanian Debt Collection Agency, ADCA, për të paguar një detyrim prej 58 mijë lekësh. Në shkresën që zyra ligjore i nisi për llogari të institucionit Micro Credit Albania, MCA, ai njoftohej se rezultonte dorëzanës i një kredie të marrë nga shoku i tij […]




