Ndihmësi ligjor i Gjykatës së Lartë, Periand Teta pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor, Periand Teta konfirmohet në detyrë

Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës së Lartë, Periand Teta u konfirmua në detyrë të martën më 1 tetor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një sesance dëgjimore gjatë së cilës nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Vendimi u mor në mënyrë […]

Këshilltarja ligjore e Gjykatës së Lartë, Nertila Ndergjoni pas vendimit të KPK.
KPK Lajme

Këshilltarja ligjore, Nertila Ndergjoni konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 17 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë te këshilltares ligjore të Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtar Lulzim Hamitaj. Gjatë seancës dëgjimore të hënën, Komisioni […]

Këshilltarja ligjore e Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni në KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

Këshilltarja Nertila Ndregjoni përballet me vetingun

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të hënën seancën dëgjimore me këshilltaren ligjore të Gjykatës së Lartë Nertila Ndregjoni. Gjatë një seancë të shkurtër dëgjimore Ndregjonit iu kërkuan shpjegime për një balanc negativ në vitin 2015 dhe disa dokumente ligjore të përpiluara prej saj. Trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Etleda Çiftja dhe […]

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nertila Ndregjoni – Gjykata e Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Nertila Ndregjoni – Gjykata e Lartë

Këshilltarja ligjore e Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni do të përballet të hënën më 16 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja. Nertila Ndregjoni e ka filluar karrierën në vitin 2010 si këshilltare ligjore në Gjykatën […]

Ndihmësi ligjor, Ervin Xhihani pas seancës dëgjimore, Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK riçel hetimin për ndihmësin ligjor, Ervin Xhihani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi të enjten të shtyjë seancën dëgjimore për ndihmësin ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Ervin Xhihani. Kyesuesja e trupës së KPK, Brunilda Bekteshi u shpreh në fillim të seancës se, në Komision kishin mbërritur dy denoncime të reja ndaj subjektit të rivlerësimit, bazuar në të […]

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore, Alma Troshani konfirmohet në detyrë

Ndihmësja ligjore e Gjykatës Administrative të Apelit, Alma Troshani u konfirmua në detyrë të hënën më 9 shtagtor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore që zgjati rreth gjysmë ore, gjatë së cilës ajo kundërshtoi barrat e provës për pamundësitë finanicare të konstatuara në kriterin e pasurisë. Ajo u vlerësua pozitivisht […]