Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerësoi përmes një deklarate ‘bashkëpunimin e frytshëm’ me ONM, si reagim ndaj ankesave të tre anëtarëve të vet kundër vëzhguesit të ONM-së, Theo Jacobs për çështjen e Imerajt.
Tag: Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit
Anëtarët e KPK, notë ‘aspak diplomatike’ ndaj vëzhguesit të ONM
Përmes një letre të rrjedhur në media, tre anëtarët e KPK ankohen për ‘fyerje dhe presion” nga vëzhguesi Theo Jacobs gjatë seancës dëgjimore –dëshmi kjo e përplasjeve me ndërkombëtarët për çështjen “Imeraj”.
Hije nepotizmi dhe konflikti interesi në ‘qeverinë e re’ të drejtësisë
Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit […]
‘U korruptua qëllimi i ligjit’: ONM kundër KPK për shkarkimin e Genci Qanës
Për herë të dytë që prej fillimit të procesit të vetingut, një vëzhgues i ONM-së ka kundërshtuar vendimin e trupave të vetingut në shkarkimin e një magjistrati si të pabazuar. Steven Kessler në argumentet e tij kundër shkarkimit të prokurorit Genci Qana thotë se vendimi është marrë mbi gjetje “jashtëzakonisht të parëndësishme” dhe është jopropocional.
ONM kërkon rihetimin e gjyqtarit Gerd Hoxha për pasurinë dhe profesionalizmin
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit konstaton pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe ngre dyshime për fshehjen e një automjeti në emër të babait. Gjithashtu kërkohet rivlerësim i thelluar edhe për aspektin profesional, veçanërisht për vendimarrjet si anëtar i KLD.
Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare
Në reagime të paprecedenta, ambasadorët e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mbështetën publikisht rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për shkarkimin nga detyra të Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan këtë çështje si test për integritetin e procesit të vetingut.