Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
Analiza KPK Veting

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e Blerim Tominajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurive

Kolegji e ka gjetur të drejtë konkluzionin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj, për probleme në kriterin e pasurisë dhe balanca negative në vlera të mëdha. Tominaj u largua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 16 qershor 2020 për deklarim të pamjaftueshëm të […]

KPK duke njoftuar vendimin për prokurorin Përparim Vukaj. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
Analiza

KPK: Përparim Vukaj ndërmorri hapa për të fshehur pasuritë

Prokurori i Lezhës, Përparim Vukaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 10 korrik 2017, pasi u konkludua se nuk kishte shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive të tij; se kishte ndërmarrë hapa për t’i fshehur ato; si dhe kishte kyer deklarim të pamjaftueshëm në këtë kriter. Vendimi u […]

Prokurori i Tiranës Saimir Hysa pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon dhe dërgon për inspektim prokurorin Saimir Hysa

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Saimir Hysa. Trupa e KPK që kreu rivlerësimin e prokurorit Hysa, e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Pamela Qirkon, njoftoi edhe se kishte vendosur dërgimin e dy çështjeve të hetuara prej Hysës për vlerësim nga […]

Seanca në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

“Përpjekje për të paraqitur në mënyrë të pasaktë pasuritë”, KPK ngre dyshime mbi transaksionet e Bardhyl Shehut

Prokurori i Lezhës, Bardhyl Shehu nuk u paraqit në seancën dëgjimore që u zhvillua për rvetingun e tij të hënën më 7 gusht në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur u relatuan gjetjet dhe barrat e provës që i janë kaluar për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi administrativ paraprak. […]

Prokurori Saimir Hysa duke u larguar nga seanca dëgjimore
KPK Lajme Veting

Prokurori Saimir Hysa jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori i Tiranës, Saimir Hysa u përball të hëhën më 7 gusht me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegimet për gjetjet dhe barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe profeisonalizmit. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Hysa po kryhet nga […]