Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KP Lajme Veting

Komisionerja Publike ankimon vendimin e KPK për prokurorin Ylli Bashaj

Pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM dorëzuar institucionit të Komisonerëve Publikë lidhur me vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj, Komisionerja Irena Nino ushtroi ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të mërkurën më 12 korrik. Nino çmon se rrethanat e rezultuara nga hetimi administrativ i Komisionit […]

Prokurori Ndriçm Troplini në KPK
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ndriçim Troplini

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 12 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ndriçim Troplini. Vendimi u mor unanimisht nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin. Gjatë seancës dëgjimore më 6 korrik, Komisioni ngriti dyshime se dy […]

Prokurorja Alma Felaj në KPK | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurorja Alma Felaj drejt konfirmimit në detyrë

Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Felaj u përball të mërkurën në mëngjes me gjetjet e hetimit administrativ të KPK-së, si pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur gjithashtu si procesi i vetingut. Trupa e KPK-së udhëhiqej nga komisionerja Alma Faskaj, me relator Olsi Komici dhe anëtar Etleda […]

Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Apelit të Vlorës Enrik Haxhiraj. Një trupë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, […]

Ndricim Troplini në KPK | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Ndriçim Troplini jep shpjegime për prolemet e pasurisë dhe profesionalizmit

Prokurori i Prokurorisë së Durrësit, Ndriçim Troplini u përball të enjten më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth katër orë dha shpjegime për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i rivlerësimit për […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KP Lajme Veting

ONM rekomandon ankimimin e konfirmimit të prokurorit Ylli Bashaj

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi të premten më 30 qershor institucionit të Komisionerëve Publikë që të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Ylli Bashaj, duke e cilësuar të pasaktë dhe në vlerësim të gabuar të provave. “Një hetim dhe analizë e duhur […]