Komisioneri Publik Darjel Sina, bazuar dhe në rekomandimin e ONM-së, e konsideron të gabuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti Shallapi dhe kërkon shkarkimin e saj nga detyra.
Tag: prokuror
KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të prokurorit Petrit Çanon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” nga prokurori Petrit Çano dhe rrëzoi si të paverifikuar dhe jashtë kontekstit një raport nga DSIK që e cilësonte subjektin si të papërshtatshëm.
KPK vendosi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
Erjon Çelaj u shkarkua pasi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe në kriterin e figurës në lidhje me udhëtimet me një person me precedentë penalë. Çelaj i mohoi gjetjet.
KPK konfirmon prokurorin e Kurbinit Arben Nika
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Kurbinit Arben Nika, pas rivlerësimit në të tri kriteret.
Prokurori Dritan Gina përballet me probleme për pasurinë dhe figurën
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton pasaktësi në deklarimin e pasurive dhe balanca negative në vlera të mëdha, gjetje që u kundërshtuan nga prokurori i Tiranës Dritan Gina. Ai cilësoi të pabazuar dhe dashakeqas edhe një raport negativ të DSIK që ngre dyshime për favorizim të të proceduarve dhe veprime korruptive.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Julian Çafka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në detyrë prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka dhe të transferojë për inspektim në ILD dy çështje të hetuara prej tij.