Prokurori i Kurbinit, Arben Nika në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Vendi

KPK konfirmon prokurorin e Kurbinit Arben Nika

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Kurbinit Arben Nika, pas rivlerësimit në të tri kriteret.

Prokurori i Kurbinit, Arben Nika në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten konfirmimin në detyrë të prokurorit të Kurbinit Arben Nika, pas rivlerësimit në të tri kriteret.

Nika u hetua nga trupa e kryesuar prej Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Gjatë seancës dëgjimore pak ditë më parë Nika dha shpjegime për probleme të evidentuara nga KPK në relacion në kriterin e pasurisë. Komisioni vuri në dukje pamundësi financiare dhe ngriti dyshime për një kredi të butë. Por pas shpjegimeve të Nikës KPK doli në përfundimin se ai duhej të konfirmohej në detyrë.

Arben Nika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe prej asaj kohe ka punuar si prokuror dhe drejtues prokurorie në Dibër dhe në Kurbin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *