KPA gjate shqyrtimit te ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA
KPA Lajme Veting

Kolegji kalon në seancë publike kërkesën për rishikim vendimi të Antoneta Sevdarit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të kalojë në seancë publike shqyrtimin e kërkesës për rishikim vendimit në çështjen ndaj ish-prokurores Antoneta Sevdari. “Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, […]

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Foto: Xhemali Moku
KPK Lajme

Analiza financiare e Fatos Lulos debatohet në procesin penal ndaj tij për fshehje pasurie

Analiza financiare e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspertët e rinj të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 15 nëntor 2023, u debatua gjatë seancës gjyqësore të hënën më 19 shkurt, kur u kontenstua në disa pjesë të saj nga prokuroria dhe mbrojtja e të pandehurit […]

Prokurori Urim Buci pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare për prokurorin Urim Buci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 16 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci. Komisionerja Publike, Irena Nino kërkoi shkarkimin nga detyra për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa Buci kundërshtoi ankimin duke i cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisioneres […]

Prokurori Urim Buci pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 8 shkurt me parashtrimet në ështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci dhe pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor, shtyu seancën për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare. Komisionerja Publike, Irena Nino, pasi parashtroi argumentet e saj për mungesë të burimeve […]

Prokurori i Fierit Dorian Tafilaj dhe djali i tij Eldi Tafilaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto:BIRN
Analiza KPK

Vendimi i KPK: Dorjan Tafilaj nuk arriti nivel të mjaftueshëm për kriterin e pasurisë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj, pasi konkludoi në vlerësimin tërësor të çështjes se ky subjekt rivlerësimi kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë dhe se rezultonte në pamundësi financiare për krijimin e një pjese të tyre. Ndërkohë, […]

Trupa gjyqësore e drejtuar nga Sokol Çomo dhe me anëtarë Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz. Foto: Malton Dibra/LSA
KPA Lajme

Pas vendimit të Strasburgut, KPA pranon rishikimin e vendimit për Antoneta Sevdarin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, do të shqyrtojë pas afro një viti kërkesën e paraqitur nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari për rishikimin e vendimit të shkarkimit të saj nga detyra. Në faqen online të KPA është njoftuar se të hënën më 19 shkurt, do të shqyrtohet në dhomë këshillimi kërkesa e Sevdarit për vendimin e […]