Prokurori Valentin Preçi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA.
KPK Lajme Veting

Rihapja e hetimeve, KPK dëgjon sërish prokurorin Valentin Preçi

Prokurori i Tiranës Valentin Preçi dha shpjegime të reja të martën para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi hetimet ndaj tij u rihapën pas një denoncimi. Preçi, seanca dëgjimore ndaj të cilit u zhvillua në 19 dhjetor të vitit që shkoi, u përqendrua më së shumti në atë që pretendoi se ishin fakte të reja […]

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe ai i KLP-së, Alfred Balla gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.
Artikull kryesor ! Lajme

Shtesa e pagës, Qeveria miraton 1 miliardshin e parë për gjyqtarët e prokurorët

Kjo shumë është më pak se gjysma e shumës totale të përllogaritur nga ministria e Financave dhe shkon vetëm për 4 institucione të drejtësisë, përkatësish Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK. “Ky akt normativ ofron percaktimin e nevojshëm në nen për të autorizuar lëvrimin […]

Prokurori Valentin Preçi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA.
KPK Lajme

Prokurori Valentin Preçi përballet me barrë prove për pasurinë

Analiza financiare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e nxorri prokurorin e Tiranës, Valentin Preçi me një bilanc negativ prej rreth 7 milionë lekësh. Bazuar në raportin e lexuar nga relatorja e çështjes ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Preçi rezultonte me mungesë të ardhurash të ligjshme në disa vite, kryesisht për shkak […]

Prokurori Andi Pogaçe pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Andi Pogaçe

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Andi Pogaçe u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 18 dhjetor, Pogaçe dha shpjegime vetëm për pretendimet e ngritura në medie për dy çështje të hetuara prej tij. Procesi i vetingut për prokurorin Pogaçe u krye nga […]