Skeda e pasurisë së deklaruar – Dorian Tafilaj - Prokuroria e Fierit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dorian Tafilaj – Prokuroria e Fierit

Prokurori Dorian Tafilaj i Prokurorisë së Fierit do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të mërkurën më 27 dhjetor. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Roland Ilia.

Dorian Tafilaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Ai punoi edhe në Prokurorinë e Korçës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Fierit në vitin 2016.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Dorian Tafilaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën e pasurisë].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Dorian Tafilaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dorian Tafilaj zotëronte pasuri me vlerë 660 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria familjare e Tafilajt kap vlerën e 11.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me 17 herë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 5.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.3 milionë lekësh dhe automjet me vlerë 166 mijë lekë.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 31.4 milionë lekë, nga të cilat 64% kanë si burim pagën e subjektit dhe 30% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” një hua të përdorur si burim për blerjen e një apartamenti si dhe kursimet e akumuluara ndër vite në cash.

Në vitin 2007, subjekti Dorian Tafilaj deklaron blerje apartamenti me sipërfaqe 86 m2 me burim pakësimin e gjendjes cash 2.8 milion lekë dhe 9,000 USD huamarrje nga vëllai me banim në Amerikë si dhe kursime vjetore. Huamarrja rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2019.

Gjendja Cash me datë 31.12.2019 është 5,839,626 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive…”, kufiri i lejuar për t’u mbajtur cash është 1,500,000 lekë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *