Artikull kryesor Lajme KPK Lajme

Gjyqtarja Luljeta Kole konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 21 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Korçës, Luljeta Kole. Gjatë seancës dëgjimore më 20 tetor, Komisioni nuk konstatoi probleme për pasurinë, ndërkohë që Kole dha shpjegime për një çështje të gjykuar prej saj dhe një proces disiplinor të pezulluar.

Hetimi administrativ për gjytaren Kole u krye nga trupa e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Luljeta Kole e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *