Prokurori Andi Pogaçe pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Andi Pogaçe

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Andi Pogaçe u konfirmua në detyrë të martën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 18 dhjetor, Pogaçe dha shpjegime vetëm për pretendimet e ngritura në medie për dy çështje të hetuara prej tij. Procesi i vetingut për prokurorin Pogaçe u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Marie Tuma.

Andi Pogaçe përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe punon prej asaj kohe si prokuror në Prokurorinë e Jurdiksionit të Përgjithshëm, Fier. Në muajin shkurt ai u komandua si këshilltar ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *