Skeda e pasurisë së deklaruar – Valentin Preçi - Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Valentin Preçi – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Valentin Preçi i Prokurorisë së Tiranës po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Xhensila Pine.

Valentin Preçi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Valentin Preçi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën e pasurisë].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Tiranës, Valentin Preçi.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Valentin Preçi nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 8 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 6.2 milionë lekë, automjet me vlerë 1.1 milionë lekë si dhe likujditete bankare prej 827 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 29.2 milionë lekë, nga të cilat rreth 50% kanë si burim pagën e subjektit, 27% pagat e familjarëve dhe 21% nga burime të tjera.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e paplota mbi të ardhurat dhe shpenzimet.

Në formularin Periodik/Vjetor 2006, subjekti Valentin Preçi deklaron se në vitin 2004 ka blerë një autoveturë me çmim 500,000 lekë, e cila i është vjedhur subjektit brenda vitit. Po ashtu në vitin 2007 deklaron të ardhura nga ceremonia martesore në shumën 500,000 lekë, por mungojnë të ardhurat vjetore.

Subjekti Valentin Preçi gjatë periudhës deklaruese 2008-2018 deklaron të ardhura nga puna sezonale e bashkëshortes në SHBA si dhe të ardhura nga asistenca sociale për fëmijën, por mungojnë të dhënat lidhur me shpenzimet e udhëtimit apo shpenzime të tjera që lidhen me qëndrimin atje.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *