Në vendimin e arsyetuar, tre gjyqtarë në shumicë i rrëzuan pretendimet e Komisionerit ndaj prokurorit të Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, ndërsa pakica argumenton se konfirmimi është arbitrar dhe se u cenua standardi i vendosur më parë nga KPA.
Tag: Prokurore
KPA dëgjon në seancë pretendimet e prokurorit Eugen Beçi
Prokurori i shkarkuar nga KPK, Eugen Beçi pretendoi në seancë se nuk kishte pasur si qëllim fshehjen e revokimit të vizës amerikane dhe dorëzoi prova të reja. Pas seancës dëgjimore, Kolegji mbylli shqyrtimin gjyqësor.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Henrik Ligori –Shkolla e Magjistraturës
Pedagogu i Shkollës së Magjistraturës, Henrik Ligori do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.
Prokurori biznesmen, Bardhok Lleshi akuzohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Lezhës ka fshehur pasuri, se është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit dhe se nuk mundet të provojë burimin e ligjshëm të pasurive të tij. Avokati i Lleshit i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe kërkoi riçeljen e hetimit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Enrik Haxhiraj–Prokuroria e Apelit Vlorë
Prokurori i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK dyshon se prokurori Arben Allajbeu fshehu një apartament në emër të vjehrrës
Bazuar në një denoncim anonim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se një apartament i blerë në kryeqytet nga vjehrra e prokurorit Allajbeu mund të ishte pronë e tij, por përfaqësuesja ligjore tha se denoncimi anonim nuk ishte provë dhe mund të kishte ndikuar Komisionin.