Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani i cili ka marrë dhe kompetencat e Komisionerëve Publikë, parashtroi të martën më 21 janar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA se u qëndronte gjithë shkaqeve të ankimit ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi dhe kërkoi shkarkimin e këtij të fundit. Preçi i […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Tiranë
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia
Prokurori i Tiranës, Lazër Çardaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 8 nëntor 2024 për probleme në kriterin e pasurisë, që në vlerësimin tërësor u konsideruan se e vendosnin në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Çardaku u vlerësua i besueshëm në kriterin e pasurisë […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Ervin Karanxha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 16 janar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ervin Karanxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe […]
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të premten më 20 dhjetor se depozitoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, ankimin e fundit ndaj vendimeve të KPK, gjatë këtij mandati 7-vjeçar. Ankimi është depozituar kundër konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze dhe kërkohet shkarkimi i saj me argumentin se nuk arrin nivel të […]
ONM rekomandon ankimin në Kolegj të prokurores Eranda Laze
Institucioni i Komisionerit Publik njoftoi të premten më 6 dhjetor se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar ankimin në Kolegj të konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Vendimi i konfirmimit u mor nga kryesuesja e trupës së KPK-së, Pamela Qirko dhe anëtarja Alma Faskaj, të cilat u bindën me shpjegimet e subjektit […]
Investimet e bashkëshortit penalizuan prokuroren Ornela Rrumbullaku
Prokurorja e Tiranës, Ornela Rrumbullaku u shkarkua më 4 shtator nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë. Pamundësia financiare u konstatua në investimet e kryera nga bashkëshorti për investimet e kryera në disa shoqëri, për të cilat subjekti pretendoi […]





