Prokurori i Prokurorisë së Tiranës u shkarkua sipas KPK-së me arsyetimin se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar ndërtimin e një shtëpie në Borsh dhe disa shpenzime të tjera.
Tag: Prokuroria e Tiranës
Kreditë dhe adresat, KPA çel hetimin gjyqësor ndaj prokurores Manjola Kajana
Palët lexuan pretendimet para Kolegjit, ndërsa ranë dakord që çështjet e ngritura të rihetoheshin. Komisioneri pretendon se Kajana mund të gjendet në konflikt interesi, por prokurorja ka kundërshtuar këto pretendime.
KPK hodhi poshtë raportin e DSIK-së për prokuroren Doloreza Musabelliu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores Doloreza Musabelliu, njëkohësisht kandidate për SPAK, ndërsa rrëzoi si të pavërtetë një raport të DSIK në të cilin Musabelliu cilësohej e papërshtatshme.
Kolegji rrëzoi “gjysmën” e vendimit të KPK, por la në fuqi shkarkimin për Adriatik Camën
KPA vulosi shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama për pasurinë edhe pse rrëzoi KPK-në në kriterin e vlerësimit të figurës duke konstatuar se ish-prokurori nuk mund të penalizohej për deklarim të pamjaftueshëm në këtë kriter, pasi personi me të cilin kishte pasur kontakt ishte proceduar penalisht për kontrabandë dhe jo krim të organizuar.
Vendimi i Kolegjit për Sevdarin: Arrin nivelin e besueshmërisë, por jo atë të bindjes
Kolegji vendosi 4 me 1 për shkarkimin e Antoneta Sevdarit, duke arsyetuar se megjithëse kishte të dhëna të punësimit të bashkëshortit në Greqi dhe Arabinë Saudite, mosvërtetimi i pagimit të tatimeve për të ardhurat e siguruara jashtë vendit e penalizonin subjektin.