Prokurori Petrit Hysa pas seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Petrit Hysa përballet me barrë prove për pasurinë dhe profesionalizmin

Prokurori Petrit Hysa i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 22 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancet ngative në krijimin e pasurive, për dyshimet e ngritura lidhur me burimet e krijimit, si dhe për disa çështje në aspektin profesional për të […]

Nga seanca dëgjimore për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Besnik Hoxha përballet me barrë prove në të tri kriteret e vetingut

Historia e komplikuar e një apartamenti në përdorim të gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me të, dukeshin sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dyshimta. Gjatë një seance të gjatë dëgjimore në KPK, ku gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu përgjigj një sërë […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 16 maj hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Po ashtu, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën tjetër të subjektit të rivlerësimit për të administruar të gjitha […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
KPK Lajme

Prokurori Julian Zonja përballet me vetingun

Prokurori Julian Zonja i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një bilanc negativ të konstatuar në pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti; për informacionet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si dhe […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Majlinda Andrea – Ish anëtare e Gjykatës së Lartë
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Majlinda Andrea – Ish anëtare e Gjykatës së Lartë

Majlinda Andrea, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që u dënua me shërbim prove për korrupsion, pritet të përballet të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Alma Faskaj. Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në […]