Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Hoxha – Gjykata e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Hoxha – Gjykata e Tiranës

Besnik Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, do të përballet të martën më 16 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga Valbona Sanxhaktari, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj.

Besnik Hoxha e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë e gjysmë si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Prej vitit 2010, Hoxha e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Besnik Hoxha nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Besnik Hoxha zotëronte pasuri me vlerë 1.1 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 9.9 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 5 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 3 milionë lekë si dhe automjete me vlerë 1.9 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 25.2 milionë lekë, nga të cilat 62% kanë si burim pagën e subjektit dhe gati 38% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” burimet që kanë shërbyer për ndërtimin e një shtëpie në Shkodër si dhe një hua të marrë me qëllim shkollimin e djalit në Angli.

Subjekti Besnik Hoxha deklaron pasuri të paluajtshme shtëpi banimi në deklaratën fillestare me vlerë 1,100,000 lekë, e cila rivlerësohet në vitin 2017 me vlerë totale 5,007,548 lekë. Shtëpia ka sipërfaqe totale banimi 299m2 dhe ndodhet në Shkodër.

Në vitin 2017 deklarohet llogari bankare në emër të djalit me gjendje 34,095 Paund, e cila rrjedh nga një hua në vlerë 53,100 Paund  “pa asnjë interes, në varësi të shitjes së pronës me sipërfaqe totale banimi 299m2 në Shkodër,  marrë me qëllim që djali të vazhdojë studimet në Angli”. Në vitin 2018 gjendja e llogarisë rezulton 7,953 Paund.

 

Deklarata e pasurisë së vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *