Skeda e pasurisë së deklaruar – Naim Tota – Prokuroria e Tiranës
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Naim Tota – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Naim Tota i Prokurorisë së Rrethit Tiranë do të përballet të enjten më 23 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Naim Tota e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokurorinë e Matit, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në vitin 2013.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Naim Tota nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Naim Tota.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Naim Tota deklaroi pasuri me vlerë 2.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 14.4 milionë lekëve.

Z.Tota zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme prej 5.3 milionë lekësh, para të dhëna hua në vlerën e 4.9 milionë lekëve, kursime të akumuluara në cash prej 2.1 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 500 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 36.8 milionë lekë, nga të cilat rreth 47% kanë si burim pagën e subjektit, 26% pagat e familjarëve dhe 7% nga shitja e pasurive të paluajtshme. Subjekti deklaron gjithashtu rreth 19% të të ardhurave totale nga burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” përfitimin e një shume të konsiderueshme parash nga shitja e aksioneve në pronësi të bashkëshortes në vitin 2007.

Në vitin 2007, subjekti Naim Tota deklaron një depozitë bankare me vlerë 44,463 euro me burim nga shitja e aksioneve që bashkëshortja e ndjerë zotëronte te kompania “Sigma” Një vit më pas deklarohet që nga shuma 44,463 euro është paguar tatimi në burim prej 10%, ndërsa shuma prej 40,000 euro është kaluar në huadhënie me interes. Në vitet 2008 dhe 2009 deklarohen të ardhura nga interesat e huasë, por nuk ka detaje mbi interesin dhe kohëzgjatjen e kësaj huaje.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *