Skeda e pasurisë së deklaruar – Elidon Hysenaj– Prokuroria e Sarandës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Elidon Hysenaj– Prokuroria e Sarandës

Prokurori i Sarandës, Elidon Hysenaj do të përballet të enjten më 5 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Elidon Hysenaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2004. Ai u emërua prokuror në vitin 2015 dhe e ushtron funksionin prej tetë vitesh në Prokurorinë e Rrethit Sarandë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Elidon Hysenaj nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Elidon Hysenaj.

Prokurori Elidon Hysenaj deklaronte pasuri me vlerë 4.4 milionë lekë në vitin 2004, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 18.2 milionë lekëve, duke shënuar një rritje me gati 4 herë.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 15.8 milionë lekë, automjete me vlerë 1.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 519 mijë lekësh si dhe kursime në cash prej 500 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese kapin vlerën e 14.2 milionë lekëve, nga të cilat gati 49% kanë si burim të ardhurat e subjektit nga paga dhe 51% të ardhurat e bashkëshortes nga aktiviteti i saj privat.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huamarrjen si burim për shtimin e pasurisë.

Subjekti Elidon Hysenaj ka një shkëputje gjatë deklarimit nga viti 2004 deri në vitin 20015.

Në deklaratën fillestare të vitit 2015 deklarohet shtesë apartament banimi i blerë në vitin 2011, me vlerë 90,000 euro, nga të cilat 30,000 euro janë paguar nga të ardhurat e bashkëshortes, ndërsa pjesa tjetër prej 7,000,000 lekë është dhënë hua nga prindërit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë PF e vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *