Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk gjeti probleme me pasurinë apo shkelje të tjera. Gjyqtarja Xhaxho tha se priste konfirmimin në detyrë dhe se ishte “dakord me gjetjet e KPK-së”.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Manjola Xhaxho-gjyqtare e Gjykatës së Tiranës
Manjola Xhaxho, gjyqtare e shkallës së parë dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Deklaratat e saj në ILDKPKI tregojnë se ajo është ndër të pakëtat gjyqtare me zvogëlim pasurie.
Raporti: Vetingu transparent, i drejtë, por shumë i ngadaltë
Një raport monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit gjeti se procesi i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve duhej të bëhej më shpejt për të mos futur në kolaps sistemin e drejtësisë. Raporti gjithashtu vlerëson pozitivisht transparencën e KPK-së dhe i cilësoi proceset e mbajtura deri tani si të drejta.
Kostoja e apartamentit në Tiranë i rrezikon karrierën anëtarit të Gjykatës Kushtetuese
Blerja e një apartamenti pas transferimit nga Apeli i Shkodrës në Gjykatën Kushtetuese në Tiranë ka vënë në pikëpyetje karrierën e gjatë të gjyqtarit Fatmir Hoxha, pasi hetimi administrativ i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka zbuluar se ai nuk justifikon me burime të ligjshme vlerën prej 1.7 milionë lekësh.
Skeda e pasurisë së deklaruar-Fatmir Hoxha-anëtar i Gjykatës Kushtetuese
Gjyqtari Fatmir Hoxha është anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese që përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në vitin 2017.
“Rrëzohet” në veting anëtarja e tretë e Gjykatës Kushtetuese
Pas dorëheqjes së Besnik Ymerajt dhe shkarkimit të Fatos Lulos, trupa gjykuese vendosi me shumicë votash shkarkimin nga detyra edhe për gjyqtaren Altina Xhoxhaj, ndërkohë që avokatja paralajmëroi apelimin e vendimit.