Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta
Analiza Korrupsioni KPA Në Fokus

KPA: Pasaktësitë e bënë të pamundur kontrollin e pasurisë së Artan Bajramit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-prokurori Artan Bajrami ka kryer deklarime të pasakta dhe të pamjaftueshme të pasurisë, por jo deklarim të rremë siç vlerësonte KPK. Kolegji arsyeton se shkalla e parë nuk ka argumentuar disa prej gjetjeve, por vendimi i shkarkimit mbeti në fuqi.