Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të kunatit, i cili i kishte huazuar 60 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Hoxha vlerësoi KPK dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Month: April 2026
Skeda e pasurisë së deklaruar –Albert Kuliçi – Prokuroria e Vlorës
Prokurori Albert Kuliçi i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2010 deri në fund të vitit 2019.
Gjyqtari Engert Pëllumbi jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme për pasurinë e gjyqtarit të Fierit Engert Pëllumbi, ndërkohë që ai kundërshtoi në seancë konstatimin e DSIK-së për papërshtatshmëri dhe paraqiti shpjegime për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Irena Hoxha – Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Irena Hoxha e Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë familjare të subjektit.
Komisioneri Publik ndryshon kërkesën për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha
Komisioneri Publik, Darjel Sina vlerësoi se KPK duhet të urdhërohet ta klasifikojë të papërfunduar procesin e rivlerësimit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i dënuar për veprën penale të korrupsionit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Engert Pëllumbi – Gjykata e Fierit
Gjyqtari Engert Pëllumbi do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2010 deri në fund të vitit 2018.






