Gjyqtarja Entela Shedula pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Gjyqtarja Entela Shedula rikthehet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 27 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kavajës, Entela Shedula. Konfirmimi i saj erdhi pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA përmbysi rezultatin negativ të Komisionit për pasurinë dhe prishi vendimin e shkarkimit të saj në shkallën e parë.

Kryesuesja e trupës së KPK, Xhensila Pine sqaroi gjatë shpalljes së vendimit se pas vijimit të hetimeve për kriterin e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, është konkluduar konfirmimi në detyrë i gjyqtares Entela Shedula. Dy anëtaret e tjera të trupës së KPK që kryen procesin e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi janë Suela Zhegu në cilësinë e relatores dhe Brunilda Bekteshi.

Entela Shedula e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Ajo ka punuar për një kohë të gjatë si gjyqtare në Gjykatën e Kavajës dhe prej vitit 2011 mban pozicionin e kryetares së kësaj gjykate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *