Avokatja Romina Zano dhe prokuori Dritan Nushi pas seancës në KPA. Foto: BIRN
KPA Lajme Veting

KPA pushon çështjen dhe lë në fuqi konfirmimin e Dritan Nushit

Kolegji i Posaçëm vendosi të mërkurën pushimin e çështjes ndaj prokurorit Dritan Nushi, duke i dhënë formë të prerë vendimit të konfirmimit të tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u mor pasi një ditë më parë, të martën 16 dhjetor, SPAK në rolin e Komisionerit Publik u tërhoq nga ankimi duke arsyetuar se Nushi arrinte nivel të besueshëm në të tri kriteret.

Prokurori Nushi u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) arsyetoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe figurën dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Ndërsa pakica çmoi se subjekti gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë.

Ndërsa Komisioneri Publik ngriti shkaqe për profesionalizmin, pasurinë dhe etikën, për arsye të dijenisë për ndërtimin pa leje të një shtese nga ana e vjehrrit, në apartamentin ku ai banonte. KPA vuri në dukje në vendim se shkaqet e ankimin nuk ishin të tilla që mund të sillnin shkarkimin, por theksoi se pas tërheqjes së SPAK çështja pushohej pa vendimmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *